PD: Kompania e Begos mori tendera ne shkelje te ligjit

  • 6 years ago
Partia Demokratike akuzon qeverinë se biznesmeni Edmond Bego, i dënuar në Itali për pjesëmarrje në një grup kriminal ka përfituar para nga fondet publike në shkelje të ligjit për prokurimet publike.

Në vazhdën e akuzave të nisura prej një jave për atë që e cilësojnë si miku i Taulant Ballës, demokratët i kanë   kërkuar Prokurorisë të hetojë se si kompania e Begos u lejua të jetë nënkontraktore në ndërtimin e rrugës Tiranë- Elbasan, kur ligji i përjashton të dënuarit me ketë akuzë të përfitojnë nga të ardhurat publike.

?Ligji për prokurimin publik parashikon qartë se organet shtetërore duhet të përjashtojnë nga një procedurë prokurimi çdo ofertues, kur ka të dhëna se ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për pjesëmarrje në organizata kriminale?.

Ligji i prokurimeve publike ka hyrë në fuqi në 2006 dhe për demokratët është e papranueshme sesi Edmond Bego ka përfituar rreth 14 milionë Euro nga buxheti i shtetit me disa projekte publike të kryera nga kompania e tij. Opozita nuk jep të dhëna se në çfarë periudhe kompania e Begos ka fituar të drejtën nga ministria e Transporteve për të qenë nënkontraktore në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Category

📺
TV

Recommended