Report TV LIVE nga Ksamili, aksidentohen me motorr turistët italianë, vdes gruaja rëndë burri
  • 6 years ago
Një aksident i rëndë mësohet se ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në aksin Sarandë-Ksamil, tek vendi i njohur ndryshe si Hidrovori.

Një makinë tip ?Ford? me targa AA 609 UD është përplasur me një motoçikletë tip ?Piaggio? me targa AL 429, në të cilën udhëtonin dy turistë italianë, burrë e grua, me banim në Genova. Burime për Report Tv bëjnë me dije se nga përplasja ka humbur jetën turistja italiane M.S, 64 vjeçe, ndërsa bashkëshorti i saj G.S, 65 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë. I shoqi është dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës.

Report Tv ka siguruar pamje nga vendi ku ka ndodhur aksidenti. Siç shihet edhe në pamje, dallohet trupi i turistes italiane që ka mbetur shtrirë përtokë.Në rrugë duket edhe motori ku po udhëtonin dy turistët italianë. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por policia ndodhet në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.08.2018, rreth orës 11:00, në aksin rrugor Sarandë ? Butrint, në fund të Kanalit të Çukës ka ndodhur një aksident midis një automjeti dhe motori, me pasojë vdekjen e një personi.

Konkretisht në zonën e Hidrovorit, automjeti tip ?Ford? me targa AA 609 UD është përplasur me një motoçikletë tip ?Piaggio? me targa AL 429, ku si pasojë ka humbur jetën një shtetase italiane (pasagjeria e motorit) dhe është plagosur rëndë drejtuesi i këtij motori, të dy shtetas italian me banim në Genova, Itali.

I dëmtuari ndodhet në Urgjencën e Spitalit të Sarandës. Po punohet për gjeneralitetet e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.
Recommended