Ora News -Sezoni “shtrenjtoi” edhe tragetët, bileta Vlorë-Brindizi u rrit deri në 20 Euro

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Veç fluturimeve nga Rinasi, udhëtarët paguan më shtrenjtë këtë vere edhe për udhëtimet me traget drejt Italisë! Bileta e linjës Vlorë-Brindizi dhe anasjelltas pësoi një rritje deri në 20 euro pwr person në krahasim me atë të parasezonit turistik. Me rreth 1700 persona në dalje, e marta shënoi nisjen e fluksit të largimit nga Porti i Vlorës të emigrantëve që kaluan pushimet në Shqipëri.

Pas biletave të avionëve nga Rinasi, shqiptarëve këtë sezon turistik u duhet të paguajnë më shumë edhe për udhëtimet me traget drejt Italisë!

70 deri në 80 euro paguan një person për të udhëtuar drejt Brindizit nga porti i Vlorës në këtë fund gushti, çmim që ka pësuar një rritje me 10 deri në 20 euro nga ai para korrikut.

Emigrantët që jetojnë e punojnë në Itali e që kthehen në këtë periudhë të vitit për pushime, shprehin shqetësim për rritjen e cmimeve, por nga ana tjetër vlerësojnë një përmirësim të kushteve në krahasim me verën e kaluar.

E marta shënoi nisjen e fluksit në dalje nga porti i Vlorës të emigrantëve që kaluan pushimet e verës në shqipëri!

1700 persona persona udhëtuan drejt Brindizit me dy tragete të vëna në dispozicion, ndërsa për të menaxhuar fluksin dhe për të shmangur radhët në shërbim të tyre ishin tete sportele.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sezoni-shtrejtoi-edhe-tragetet-bileta-vlore-brindizi-u-rrit-deri-ne-20-euro

Recommended