Ora News - Jo panik për urat, ARRSH: Së shpejti ndërhyrja në veprat që kanë problematika

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shembja e urës "Morandi" në Itali që la pas dhjetra viktima ka rritur vigjilencën në të gjithë Europën.

Drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro, në një dalje për mediat tha: Nuk jemi në panik, as në emergjencë dhe as në alarm. Jemi në monitorim të vazhdueshëm.

Por Qendro tha se brenda dy javësh shpallet kompania fituese që do bëjë projektin me nderhyrjet perkatese per listen e urave që kërkojnë ndërhyrje.

Ndërsa Ministria e Infrastrukturës ka ngritur një grup pune, i cili do të inspektojë të gjithë veprat e artit në Shqipëri dhe në fund konkluzionet do tu vihen në dispozicion edhe bashkive në mënyrë që ti paraprihet çdo situate të ngjashme me atë të Italisë.

Qendro: Kemi pasur një situatë gjatë përmbytjeve të vitit të kaluar ku kemi pasur dy ura, e Drojës dhe Zëmblakut ku është ndërhyrë menjëherë. Ura e Zëmblakut në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes është riparuar plotësisht dhe është në funksion. Për urën e Drojës u desh më shumë kohë, jemi në 60-70% të punës, jemi në momentin e vendosjes së trarëve dhe besojmë se për dy muaj mbaron.

Nga analiza që bën ARRSH pavarësisht ngjarjes që ka ndodhur në Itali, ne kemi kërkuar në buxhet që vitin e kaluar për të bërë projekte për urat të cilat janë më problematike në Shqipëri, që kërkojnë ndërhyrje. Janë bërë të njohura në shtyp se cilat janë këto objekte. Është hapur një garë që është në proces final. Brenda dy javëve do kemi kontratën me kompaninë fituese që do bëjë projektin me të gjitha elementët teknikë që duhet të bëjmë ne ndërhyrje për urat sipas listës.

Në funksion të kësaj ne do kërkojmë fonde në buxhetin e vitit të ardhshëm. Nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës është duke u ngritur një grup pune për të bërë një inspektim të përgjithshëm të gjithë urave për shkak të një ndarje që ka pësuar rrjeti rrugor shqiptar, ku një pjesë u ka kaluar bashkive. Në fund do të vëmë një material në dispozicion për të shmangur të gjithë të papriturat.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/arrsh-nuk-kemi-emergjence-urat-por-po-monitorojme

Recommended