Ora News - Lezhë, plagoset rojat i pikës së karburantit, përleshet me grabitësin e maskuar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një roje karburanti ka mbetur i plagosur me armë zjarri gjatë grabitjeje mbrëmjen e shkuar në zonën e Lezhës.

Grabitësi i cili ka qenë i maskuar dhe me një automjet pa targa është përleshur me rojën e pikës se karburantit "Emanuel Gaz", Martin Prenga, në rrugën dytësore Lezhë-Rrilë duke e lënë të plagosur atë.

Roja ka marrë një plumb në pjesën e këmbës. Ai është dërguar menjëherë drejt spitalit të Tiranës ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë që janë vënë në ndjekje te autorit.

Mësohet se grabitësi ka qenë i vetëm gjatë aksionit, duke marrë një shumë prej 50 mijë lekësh të vjetra nga arka e pikës së karburantit.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë për të parë nëse mund të bihet në gjurmët e autorit.

Njoftimi i policisë së Lezhës:

Më datë 18.08.2018, rreth orës 22:50, në aksin rrugor rural Lezhë - Rrilë, tek një karburant,një person për të cilin vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij, ka hyrë për të vjedhur dhe për pasojë ka mbetur i plagosur në këmbë me armë zjarri pistoletë shtetasi M.P., punonjës në karburant, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lezhe-plagoset-rojat-i-pikes-se-karburantit-perleshet-me-grabitesin-e-maskuar

Recommended