Report Tv-UKT investim në rrugën e ‘Kavajës’, Veliaj: Dyfishohet prurja e ujit

  • 6 years ago
Afro 28 mijë banorë të Njësisë 7 do kenë ujë më cilësor dhe shërbim më të mire në shtëpitë e tyre. Bashkia e Tiranës dhe UKT ka nisur shtrimin e një linje të re përgjatë Rrugës së ?Kavajës?, çka do të sjellë një shpërndarje më të mirë në rrjetin e ujësjellësit, si dhe ujë më cilësor për banorët e kësaj njësie. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet dhe theksoi se ky investim vjen edhe si një shpërblim për një nga lagjet që është më korrekte në pagesën e ujit.

E gjithë zona e Njësisë 7 ka rreth 28 mijë banorë, të cilët përfitojnë nga ky rrjet i ri ujësjellësi. Është një nga njësitë model dhe më shembullore me mbi 95% në pagesat e ujit, do të thotë që do të marrin mbi 95% të investimeve të zonës. Besoj se shpërblimi me punë i atyre që janë të rregullt ne pagimin e këtij malli të çmuar, si uji, është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe është fabula e bashkisë sonë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj
Veliaj pohoi se rrjeti i ri zëvendëson rrjetin e vjetër të vitit ?63, i cili ishte totalisht i amortizuar, çka pritet të rrisë edhe presionin e ujit nëpër banesa, duke mundësuar ujë në mënyrë të rrjedhshme edhe për katet më të larta të pallateve.

Recommended