Stuhia shkaterron vreshtat ne Lushnje

  • 6 years ago
Edhe shtyllat prej betoni janë shkulur. Hektarë të tërë mbjellë me vreshta u shkatërruan në Toshkëz të Lushnjes pas një stuhie që mbërtheu zonën mbasditen e së premtes. Cikloni aty ku kaloi ka rrafshuar gjithçka.

Situata zgjati vetëm 30 minuta. Filloi me breshërin e përfundoi me stuhinë. Nëse prodhuesit do të kishin qenë nëpër ara do të kishte patur dhe jetë të humbura.

Banori: ?Në orën 6 filloi një stuhi e fortë erdhi breshëri në fillim fare pastaj dhe pastaj i ktheu bimët përpjetë?.

Banorja: ?Ja burri im ka hyrë poshtë rimorkios, rrinte tek rimorkio se s?kishte ça bënte tjetër?.

Sipërfaqja e dëmtuar në vreshta llogaritet në 25 ha në Toshkëz. I gjithë prodhimi ishte gati në të vjelur. Pronarët kishin përfunduar marrëveshjet tregtare të shitjes.

Tani ata po vjelin ata ç?ka la pas stuhia. Dëmi i shkaktuar arrin në disa miliona lekë, kurse asnjë nga fermerët nuk e ka të siguruar prodhimin ç?ka do të thotë që nuk mund të përfitojnë nga ligjet e dëmshpërblimeve

Recommended