Ora News - Banorët e Ish Kënetës në protestë, rrezikojmë përmbytjen

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët e zonës se ish-Kenetës në Durrës kanë bllokuar punimet që po kryen firma e kontraktuar nga Ndërmarrja e Ujësiellësit për shtrirjen e linjës së re, projekt i Bankës Botërore.

Sipas banorëve, duke hapur kanalet për futjen e tubacionit, firma ka bllokuar kanalet e ujërave te larta, duke bërë që me shirat e parë të kemi përmbytje në zonën e ish -Kënetës, e cila është mjaftë e ekspozuar nga ky faktorë. Ata kërkojnë që firma të sistemojë paralelisht edhe problemin e ujërave të larta.

"Mbi 1000 familje do të përmbyten në momentin e parë që do bjerë shi pasi kanë bllokuar daljen në kanal kryesor të kanaleve dytësore. Shiu i parë që do të bjerë ne do të përmbytemi


Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, pjesë e Grupit të Bankës Botërore) ka akorduar një hua prej 83.5 milion euro, që synon përmirësimin e rrjetit ekzistues të qytetit të dytë më të madh të vendit dhe njëri prej destinacioneve kryesore turistike të vendit, si dhe porti kryesor i Shqipërisë. Të kontaktur nga Ora Neës, inxhinierët e UKD thanë se do të rishikojnë këtë problem të ngritur nga banorët e zonës se ish-Kënetës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/banoret-e-ish-kenetes-ne-proteste-rrezikojme-permbytjen

Recommended