Veliaj apel qytetarëve: Bashkojuni nismës për dhurimin e gjakut - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Muajt e verës janë problematik për talasemiket të cilët e kanë të nevojshëm transfuzionin e gjakut. Ndaj kryebashkiaku i Tiranës përsëriti sot thirrjen per te gjitha institucionet, njësite vendore, biznese dhe individë qe ti përgjigjen pozitivisht nismës se presidentit te republikës per dhurimin e gjakut.



 ?Kemi kaluar të paktën 1/3 e institucioneve të Bashkisë dhe besoj se deri në fund të verës, të gjitha institucionet tona do kenë bërë dhurimin maksimal të gjakut, që më pas, në shtator, të fillojnë bizneset. Ka sot biznese që kanë më shumë staf se një drejtori e bashkisë dhe nëse si nisma e pemëve, ashtu edhe fushata për dhurimin e gjakut shkon përtej institucioneve, pra në bizneset private, në shoqata dhe dhurues familjarë, atëherë realisht do të kemi një fushatë të suksesshme?, tha Veliaj.

 

Veliaj u shpreh optimist se nisma do mbështetet edhe nga qytetarë të Tiranës.

 

 ?Kemi pasur disa fushata që i ngjajnë kësaj të dhurimit të gjakut. Një prej tyre ishte ajo e mbjelljes së pemëve. Të dyja lidhen me jetën. Ndaj, besoj se fati i kësaj nisme do të varet nga sa të përqendruar e të përkushtuar do jemi në këtë fushatë. Ashtu siç nisi me pemët, fillimisht bashkia, më pas u bashkuan sipërmarrjet, pastaj shoqatat, familjarët, çerdhet, kopshtet, shkollat. Besoj se do të ndjekim të njëjtën strategji. Pra, gjatë kohës që njerëzit janë me pushime, Bashkia ka marrë stafetën dhe po mundohemi që në Tiranë të kemi kompletuar nevojat për 20 mijë dhurime brenda një viti?



Fushatës për dhurimin e gjakut i janë bashkuar punonjës të policisë bashkiake dhe Agjencisë së Parqeve e Rekreacionit.

Recommended