'Toptani' jo vetëm Qendër Tregtare, por dhe argëtimi/ Çdo të premte shfaqje e 'Teatrit të Kukullave'
  • 6 years ago
Të bësh blerje tanimë mund të shndërrohet në një nga aktivitetet më argëtues për ju, familjen apo miqtë tuaj. Përgjigjen e gjeni në zemër të Tiranës. "Toptani", nuk është vetëm një Qendër Tregtare ku gjenden markat më të mira për një gamë të gjerë produktesh por një vend ku mund t?i jepni kuptim kohës suaj të lirë.

Artikuj të modës në veshje, kozmetik dhe në dyqanet optimale, me çmimet më të mira për buxhete të ndryshme të konsumatorëve. Mundësi të panumërta për të pajisur shtëpinë tuaj në mënyrë bashkëkohore, si dhe mos harroni ndalesat në markete. Momente të paharrueshme dhe mundësi për të gjitha grupmoshat. Qendra Tregtare "Toptani" ofron një infrastrukturë mbresëlënëse, me një stil unik dhe komoditete që ju bëjnë të relaksoheni dhe të bëni blerje të lumtura. Për të gjithë prindërit që duan të shkëpusin fëmijët e tyre nga pajisjet teknologjike, Qendra Tregtare "Toptani" ka zgjidhjet dhe mundësitë e duhura. Çdo të premte në orën 18 e 30 bota magjike e ?Teatrit të Kukullave? i bën fëmijët pjesë të një spektakli plot alegri dhe ngjyra. Heronj dhe legjenda që stimulojnë fantazinë e fëmijëve. Toptani Center bën të mundur përcjelljen e vlerave edukative përmes rrëfenjave. Kësaj here ata mësuan për Gjergj Elez Alinë.

Zbavitja e vogëlushëve me Face painting dhe tullumbace do të dhurojë një pauzë të lumtur edhe për mamin dhe babin. Qendra Toptani bëhet buzëqeshja e fëmijëve tuaj. Mos harroni të kaloni në këndin e lojërave ?Happy City?, sepse aty ka vetëm fëmijë të lumtur. Mundësi të shkëlqyera që fëmijët tuaj jo vetëm të socializohen por edhe të shfaqin talentet e tyre.
Recommended