Ora News - Asgjesohen ne Ladfilldin e Shkodres 122 kg mish derri

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndërmori kontroll të tregjeve në qarkun e Lezhës dhe të Elbasanit.

Në Lezhë u mbyllën totalisht 5 subjekte të tregtimit të mishit si dhe u bllokuan mbi 122 kg mish derri për mungesë gjurmueshmërie. Mishi u asgjësua më pas u asgjësua në Landfilldin e Shkodrës.

"Trupa inspektuese e DRAKU-Lezhë konstatoi pesë subjekte me shkelje të kërkesave ligjore. Kjo pasi këto subjekte ushtronin aktivitetin e tregtimit të mishit në një ambient të pa miratuar, pa kushte higjeno-sanitare si dhe në mungesë të dokumentacionit përkatës, si vula dhe certifikata veterinare. Ndaj tyre u mor masa e bllokimit të produktit ?mish derri? në sasinë 122,5 kg për mungesë gjurmueshmërie, dhe më pas u asgjësua në Landfilldin e Shkodrës. Për sa më sipër, ndaj tyre u mor masa administrative me gjobë 100 000 lekë për secilin. Pas veprimeve nga ana e DRAKU, Lezhë për të njëjtat subjekte u vu në veprim edhe Hetimi Tatimor si komponent i Task Forcës, i cili procedoi me bllokimin dhe mbylljen totale me shirit të këtyre subjekteve për mungesë regjistrimi, pra ishin subjekte të pa regjistruara në QKB" informoi AKU.

Ndërsa në qarkun e Elbasanit, Shërbimi Veterinar ka kryer kontrolle në disa prej tregjeve si: Gramsh, Peqin , Prrenjas dhe Qukës .Ndër to SHV, Elbasan ka vënë 12 masa administrative për subjektet që nuk plotësonin kushtet për tregtimin e kafshëve të gjalla, pasi ishin të pa licensuar.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/asgjesogen-ne-ladfilldin-e-shkodres-122-kg-mish-derri

Recommended