Report TV - Homazhet në nder të Mjeshtrit të Madh Gaqo Çako

  • 6 years ago
Tiranë- Ditën e djeshme është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare tenori virtuoz, Gaqo Çako.

Pas lajmit të vdekjes së tij kanë qënë të shumta reagimet në rrjet, ku një ndër to ishte edhe ai i kryeministrit Rama, i cili u shpreh se artisti la pas një emër që do t?i mbetet historisë të së kënduarit shqip.

Homazhet për ?Nderin e Kombit? u zhvilluan gjatë ditës së sotme në orën 11:00 deri në 12:00 në hollin e Muzeut Kombëtar, ku figura e shquar u nderua nga personalitete të artit dhe nga qytetarë të thjeshtë, dashamirë të artit të tij.

Mjeshtri i madh u shua mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e tij në Tiranë, ku jetonte së bashku me bashkëshorten, artisten Luiza Çako. Ai është babai i kantautorit të njohur Pirro Çako.

Gaqo Çako lindi më 24 janar 1935. Fëmijërinë e kaloi në Korçë, aty ku serenatat nuk reshtën asnjëherë së kënduari. Më pas u vendos në Kuçovë, ku dhe spikati nëpër aktivitetet në shtëpinë e kulturës, ku edhe i dhanë të drejtën për studime në Liceun Artistik. Adoleshencën e kaloi në Tiranë. Në vitet 1957 dhe 1961 studioi në konservatorin ?Çajkovski? të Moskës. Pas kthimit në Shqipëri më 1961 ai u emërua tenor i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ku këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë.

Recommended