Murgesha që la Gjermaninë për Fushë Arrëzin: Në Shqipëri, disa jetojnë në luks, të tjerë pa asgjë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kjo është motër Gracia, një murgeshë gjermane që në moshën 55 vjeçare la vendin e saj dhe erdhi në Fushë Arrëz për të hapur një kishë.

Edhe pse çdokujt mund t?i duket një çmenduri, motër Gracias iu bënë 23 vjet që përkujdeset për komunitetin e varfër të Fushë Arrëzit.

Motër Gracia: Ne kemi ardhur në Fushë Arrëz në vitin 1995. Kur kemi ardhur këtu, kemi qenë gruppi i parë që ka arritr në Fushë Arrëz. Të gjithë janë habitur që erdhi dikush nga Gjermania në Fushë Arrëz. Vendi ka qenë shumë shumë i varfër në atë kohë, tani ka ndryshuar shumë. Gjuha ka qenë pak problem se nuk e kemi mësuar tamam. Kishte disa djem të cilët na kanë ndihmuar, pastaj na thanë, lërini librat dhe flisni me ne dhe kemi mësuar me ata kemi mësuar edhe gramatikën tamam.

Në kishën e Shën Jozefit në Fushë Arrëz të Pukës, banorët sjellin fëmijët e tyre në kopshtin e vogël dhe kreativ që kjo kishë ka vënë në dispozicion.

Pagesa është minimale. Vetëm 1000 lekë të reja në muaj dhe mësimi bazë natyrisht janë vargjet e biblës por 70 fëmijët që vijnë në këtë kopsht kanë të gjitha kushtet për ta mësuar jetën ashtu siç është.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/murgesha-qe-la-gjermanine-fushe-arrezin-ne-shqiperi-disa-jetojne-ne-luks-te-tjere-pa-asgje
Recommended