Ora News - Integrimi i Ballkanit, Maas: Kina dhe Rusia forcojnë ndikimin nëse nuk reagojmë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, pas një takimi që pati me homologun shqiptar, Ditmir Bushati u shpreh se integrimi i Ballkanit në BE është në interesin e vetë Bashkimit Europian, pasi në të kundërt, rajoni mund të bjerë pre e ndikimit të Rusisë apo Kinës. Ndërkaq, kryediplomati shqiptar, Bushati, u shpreh se është mjaft e rëndësishme që perspektiva europiane të mbetet e hapur si një garantues edhe për paqen dhe stabilitetin.

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, është pritur në Berlin nga homologu gjerman, Heiko Maas, me të cilin ka diskutuar ndër të tjera edhe për perspektivën europiane të vendit tonë dhe të Ballkanit.

Kryediplomati i Gjermanisë u shpreh në fjalën e tij se zgjerimi i unionit është një interes strategjik për vetë Bashkimin Europian.

Ndërkaq, ai shtoi gjithashtu se nëse Brukseli nuk do të luajë rolin e tij, vendet ballkanike mund të ekspozohen ndaj ndikimit të Rusisë dhe Kinës.
Maas: Jam absolutisht i bindur se zgjerimi i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor është në interest ë vetë BE-së. Nëse ne nuk e bëjmë dicka të tillë, të tjerët do të rrisin ndikimin e tyre në rajon. Dhe e kam fjalën për Kinën dhe Rusinë. Jam shumë i bindur se qytetarët e Ballkanit duan të jetojnë në Europë dhe jo në Kinë apo Rusi. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme për Bashkimin Europian.

Ndërkaq, Bushati e vuri theksin tek perspektiva e qartë europiane si një promotor i paqes dhe stabilitetit, ndërsa u ndal edhe tek ekonomia.

Bushati: Klima e sigurisë mund të vijë veçse duke u përmirësuar për sakohë perspektiva europiane e rajonit është e qartë. Reformat që flasim, sidomos reformat për sundimin e së drejtës në ekonomi krijojnë një klimë më të mirë për biznesin, investitorët dhe rrjedhimisht ndihmojnë që ne të bëhemi më njëri-tjetrin në rajon fqinj normalë që të trajtojmë të gjithë problematikat me njëri-tjetrin në një frymë dhe mbi bazën e vlerave europiane.
Në mbyllje, palët ranë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit si dhe për vazhdimësinë e rrugës së reformave, një pikë kyce kjo në procesin integrues.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/integrimi-bushati-ne-gjermani-do-takohet-me-homologun-maas
Recommended