Report Tv - Kapet autori që vuri eksploziv në Bathore, por nuk tregon porositësit: Mora 5 mijë €

  • 6 years ago
Dy ditë pas shpërthimit Bathore në banesën e Gazmir Dacit policia ka arrestuar autorin që vendosi eksplozivin. Ai është 23- vjeçari Vilson Brahaj nga Kukësi me precedentë për vjedhje. Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë, ku duket autori i maskuar që vendos eksplozivin në garazhin e banesës dhe largohet me vrap dhe më pas me makinë, policia të shtunën shoqëroi tre persona, ndërsa ditën e djeshme njërit prej tyre, të riut nga Kukësi, që banon në Kamëz, i ka komunikuar akuzën dhe arrestimin. Report Tv ka siguruar pamjet e momentit të arrestimit të 23- vjeçarit.

Sipas policisë, Vilson Brahaj kundrejt pagesës ka vendosur sasinë prej 500 gramë lëndë plasëse eksploziv (të përgatitur në mënyrë artizanale) në banesën e Xhelal Dacit, babait të Gazmir Dacit. Pas ngjarjes, autori ka hedhur në lumë tek ?Ura e Tapizës? rrobat e përdorura gjatë kryerjes së krimit, ndërsa automjetin e kishte fshehur në një bodrum afër ?Urës së Tapizës?. Policia arriti në gjurmët e autorëve pas identifikimit të makinës me të cilën u larguan, pasi edhe automjeti u kap nga kamerat e sigurisë së bizneseve.

Vilson Brahaj ka pranuar krimin, duke treguar se është paguar për të vendosur eksplozivin, por nuk ka treguar deri tani porositësit, ndërsa policia po heton në konfliktin që familja Daci ka me atë Kolaveri. Gazmir Daci po vuan dënimin me 35 vite në burg për vrasje, ndërsa banesës i është vendosur edhe tre herë të tjera eksploziv. Xhelal Daci akuzoi Saimir Kolaverin për ngjarjen, ndërsa paralajmëroi hakmarrje nëse shteti nuk reagon.

Recommended