Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për herë të parë në Shqipëri u organizua një event me rastin e 200 vjetorit te Cigaro Toskano.

Në ambjentet e hotel Grand në Tiranë te ftuar përgaqësues të jetës politike, ekonomike dhe kulturore të vendit u ftuan nga distributori per shqiperine IGLA sh.p.k si dhe grupi italian Toskano për një mbrëmje të pazakontë në shoqërinë e një puro dy shekullore

Faik Dizdari: "Faleminderit që jeni sonte këtu për këtë 200 vjetor të Toskanos. Të kalojmë një mbrëmbje të këndshme duke pirë Toskano, duke shijuar Toskano"

Presidenti i kompanise IGLA shpk Faik Dizdari foli per eksperiencen e mire mbi 10 vjecare te lancimit te Cigaro Toskano ne Shqiperi dhe rezultatet e shkëlqyera të arritura për një dekadë.

Në emër të grupit italian toskano, të pranishmit i përshëndeti drejtori i pergjithshem per eksportin Zoti Flavien Vergoni i cili vlerësoi dhe falenderoi Kompaninë igla sh .p.k per punen e shkelqyer qe ka bere ne Shqiperi.

Flavien Vergoni: "Përfitoj nga rasti që t'ju falenderoj të gjithë që keni ardhur për të marrë pjesë në këtë event të organizuar nga ata që, më shumë se partnerë, janë miqtë tanë, Faiku dhe vëllai i tij Etmondi. Doja të falenderoja veçanërisht, zotin president të Republikës së Shqipërisë, i cili gjeti kohën për të ardhur këtu me ne, për të kaluar pak kohë së bashku".

Ambasadori i brandit Z Terry Nesti i cili organizon rreth 500 evente në vit u shpjegoi të ftuarve se si bëhet puroja, dhe me cfarë shoqërohet një Cigaro Toskano.

Historia e Toscano fillon në verën e 1815 ne Firenze, gjatë një stuhie. Kur një deng duhani u mbyt gjatë një stuhie në fabrikën e duhanit, një menaxher i saj vendosi të mos e hedhë sasinë e duhanit, por ta lërë të thahet. Një vendim i rastësishëm në atë kohë bëri të mundur që shija e purove Toskano të metet e pakonkurrueshme nga të tjerat në treg.

Deri në mesnatë të pranishmit shijuan purot e mbrekullueshme Toskano, që në 200 vitet e ekzistencës së tyre janë kthyer në një kënaqësi të domosdoshme për konsumatorët besnikë të markës italiane të purove Toskano
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/purot-toskano-shija-e-embel-e-suksesit

Category

📺
TV
Comments

Recommended