Paskal Milo në ’45 minuta’: Ja 3 garancitë pse marrëveshja e Detit do jetë më e mirë se e 2009-ës

  • 6 years ago
Negociatat me Greqinë, ato me BE-në, procesi i Vettingut dhe sezoni politik që lamë pas, këto ishin disa nga çështjet kryesore që kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo diskutoi në ?45 minuta? me gazetarin Denis Minga.

Milo komentoi situatën e zjarreve në Greqi dhe tha se shteti shqiptar mund ta ndihmojë shtetin grek vetëm me solidaritet, pasi mundësitë për ta ndihmuar në terren janë të pakëta.
Milo foli për shtyrjen e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe tha se koha është e domosdoshme kur bëhet fjalë për një proces delikat. Milo tha se deklarata e Hahn për ndryshim kufijsh ishte një lapsus i keqinterpretuar nga mediat greke.

Për mendimin tim, çështja s?është e thjeshtë. Sepse përtej vullnetit politikë që kanë ministrat, çështja e marrëdhënieve është e vështirë. Të dy vendet s?kanë patur vullnet politikë. Në Greqi, politika është agresive me pretendime që nuk qendrojnë. Bëhet fjalë për përcaktimin e shelfit continental. Komisioneri Hahn bëri një lapsus. Gazeta greke i bëri interpretim sikur po përcaktoheshin kufijtë. U tha se mund të kishte ndryshim të kufijve tokësorë e për Çamërinë. Bëhet fjalë për përcaktimin e kufijve detarë. Ta kuptojë teleshikuesi. S?ka asnjë mundësi që të vihen në diskutim kufijtë tokësorë të Shqipërisë. Janë të përcaktuar nga protokolli i Firences. Problemi është delikat. Nëse do ndërhynin faktorë të jashtëm, që s?kanë përgjegjësi në qeverisje, atëherë s?do kishte diplomaci.

Paskal Milo, historian dhe politikan

Recommended