Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7/24/2018
Situatë apokaliptike në shtetin fqinj. Athina prej dy ditësh është përfshirë nga zjarret masive, ndërsa numri i viktimave, sipas mediave fqinje ka shkuar mbi 74 deri tani, 300 të plagosur dhe mijëra shtëpi të djegura. Nga totali i viktimave, sipas mediave greke vetëm në një restorant në Mati të Atikës janë gjetur 26 trupa njerëzish të djegur, midis tyre edhe fëmijë. Roja bregdetare ka shpëtuar mbi 700 persona nga plazhet e zonës. Dyshohet se zjarri mund të jetë vënë qëllimisht nga grabitësit për të plaçkitur banesat. Zjarri fillimisht ka nisur në një resort turistik në veri të Athinës.

Category

📺
TV

Recommended