Roth: Refugjatet nuk jane kusht per integrimin e Shqiperise

  • 6 years ago
Qeveria gjermane sqaron se nuk ka asnjë kusht për Shqipërinë që të lidhet me çështjen e emigrantëve nga vendet e lindjes. E konfirmon këtë Ministri gjerman i Shtetit për Çështjet Europiane, Michael Roth pas një takimi me homologun shqiptar Ditmir Bushati.

?Nuk ka asnjë lloj kushti që i kemi vendosur Shqipërisë për çështjen e emigrantëve?.

Ministri që vjen nga radhët e socialdemokratëve gjermanë, të cilët janë në koalicion me kristiandemokratët e Merkel vlerësoi ritmin e Reformës në Drejtësi duke e konsideruar Vetting-un të suksesshëm.

?Me procesin e Vetting-ut, Shqipëria ka ecur në një rrugë ku nuk e ka shoqen në rajon?.

Ajo që shqetëson politikën shqiptare aktualisht është plotësimi vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë, për të cilën ka propozuar një ndryshim në ligjin për magjistratët e rinj. Drafti nuk ka ende konsensusin e opozitës, por ministri gjerman bën apel për përgjegjshmëri.

?Fakti që deri më tani gjykatës dhe prokurorë janë shkëputur nga sistemi tregon se njerëzit e kanë kuptuar që qeveria është e vendosur. Këto reforma duhet të vazhdojnë. Duhet të kemi njerëz të rinj për të mbushur ato pozicione, sepse një sistem gjyqësor që nuk funksionon ndikon në fusha të tjera të jetës. Dhe ky proces kërkon një masë të madhe të vetëdijes nga ana e qeverisë, por edhe nga opozita?.

Ministrat thanë se një tjetër çështje në fokus ishin marrëdhëniet rajonale, ku vëmendjen e morën negociatat me Greqinë. Ministri Bushati flet për një strategji kundër këtij procesi duke mos lënë mënjanë shigjetimet ndaj opozitës.

Ministrat Bushati dhe Roth vlerësuan vendimin e Këshillit Europian për të nisur menjëherë punën përpara çeljes zyrtare të negociatave gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.

Tv Klan

Recommended