Ora News - Festa e Fërgesës, prezantohen recetat e vjetra të gatimit të Shqipërisë së Mesme

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga restorantet luksoze me panoramë e deri tek vendet më të vogla, që i dinë pak njerëz, në Tiranë dhe rrethinat e saj gjithkush mund të provojë varietete të shkëlqyera të kulinarisë tradicionale.

Recetat e vjetra të gatimit të Shqipërisë së Mesme, u sollën këtë fundjavë me mjeshtëri nga shefat e mirënjohur të kuzhinës në ?Festën e Fërgesës? në Surrel, ndërsa nuk munguan edhe këngë dhe valle tradicionale tiranase. Festë në të cilën mori pjesë edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili vlerësoi traditat e zonës dhe potencialet për zhvillimin e agroturizmit.

Veliaj: ?Sot nis një risi, e cila mund të kthehet në traditë dhe në fakt, e kemi vetë në dorë: tradita bëhet kur ia tregojmë dikujt këtë histori dhe rikthehemi prapë këtu. Siç i bëjmë njëri-tjetrit tag në fotografi, do të ishte mirë t?i bëjmë tag Tiranës nga një festë e tillë, diku me gjelin, diku me vajin e ullirit, diku tjetër me fërgesën apo me domaten e zezë. Ne jemi vërtet të bekuar sepse sot Tirana urbane është rrethuar nga kjo kurorë e fshatrave. Shpresoj që ky fshat do të rrisë këtë që lindi sot, për t?u rikthyer vit pas viti për të treguar histori?.

Kryebashkiaku solli edhe disa shembuj pozitiv ku falë promovimit të produkteve të zonës, është rritur edhe ekonomia lokale, duke sjellë më shumë të ardhura për familjet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/festa-e-fergeses-prezantohen-recetat-e-vjetra-te-gatimit-te-shqiperise-se-mesme

Category

📺
TV

Recommended