Kjo është Anna Malaj, e arrestuar nga policia pasi ishte kthyer në tmerrin e karburanteve ne Fier. 31-vjeçarja së bashku me kushëririn e saj të shpallur në kërkim kishin grabitur një pikë karburanti 20 ditë më parë, ndërsa në dy tentativa të tjera kishin dështuar.
Sipas policisë, Anna se bashku me të afërmin e saj 22-vjeçar janë autorët e grabitjes me armë të kësaj pike karburanti në 2 Korrik, në Levan. Punëtorët i kërcënuan me këtë pushkë gjahu, duke u marrë xhiron ditore prej 30 mijë lekësh.
Një javë pas kësaj grabitje, 31-vjeçarja dhe kushëriri i saj tentuan dy grabitje të tjera në dy pika karburantesh në Mallakastër e Fier, por dështuan.
Sapo u afruan në pikat e karburanteve ata hasën në reagimin e punonjësve dhe u larguan pa marrë asgjë. Në cilësinë e provave materiale policia ka sekuestruar mjetin që përdorej nga dy te rinjtë, armën, 6 fishekë, një palë doreza dhe 4 targa të falsifikuara. Anna Malaj është banore e fshatit Visokë të Mallkastrës ku prej vitesh banon me familjen e saj. Mbi 31-vjeçaren janë ngritur akuzat e vjedhjes dhe armëmbajtje pa leje.
Tv Klan
Comments