Report TV - Vlorë/ Aksident në Rrugën Trans-Ballkanike, motorri godet këmbësorin

  • 6 years ago
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Trans-Ballkanike në qytetin e Vlorës. Nga të dhënat paraprake mësohet se një motorr ka goditur një këmbësor, i cili ishte duke kaluar rrugën në momentin e përplasjes.

I lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Vlorës. Report Tv ka siguruar pamje nga vendi ku ka ndodhur aksidenti.

Ende nuk dihen detaje mbi identitetin e drejtuesit të motorrit dhe atë të të plagosurit.

Recommended