Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pushuesit në Radhimë të Vlorës janë alarmuar pas një përplasje me armë mes policisë dhe një të kërkuari pasditen e sotme (19 korrik).

Burimet kanë bërë të ditur për Ora News se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kishin ndërmarrë një aksion për arrestimin e shtetasit Gaqo Gjini për të cilin kishin informacion se strehohej në një prej hoteleve në zonën turistike.

Ky i fundit person në kërkim kishte marrë me qera një banesë.

Me të vënë re prezencën e forcave të rendit i kërkuari i ka qëlluar me armë duke shkaktuar dhe kundër reagimin e forcave të rendit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-shtena-me-arme-ne-radhime-panik-mes-pushuesve

Category

📺
TV
Comments

Recommended