Ora News - PD nuk jep konsensus për ndryshimet në kodin rrugor

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike nuk mori pjesë në votimin e kodit rrugor edhe pse në parim ishte dakort me propozimin që shtetasit e huaj dhe emigratët, të mund të shpëtojnë pezullimin e patentës duke paguar dyshifshin e gjobës. Demokratët thanë se kodi ka nevoje për ndryshime më thelbësore. Në Komisionin e Sigurisë ndryshimet kaluan vetëm me votat e mazhorancës, ndërkohë që nisma do të mbesë në sirtar deri kur opozita të jap konsensus pasi duhen 84 vota.

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, akuzoi institucionin e vettingut se po ëprdor standard të dyfishtë për shkarkimin e gjyqtarëv, ndërsa këtë situatë e lidhi politikisht.

Noka tha se një gjyqtar u shkarkua pse nipi i tij ishte arrestuar me një sasi të pakonsiderueshme kanabisi, ndërsa tha se Ministri i Brendshëm ka vëllain trafikant dhe vijon detyrën.

Noka: Gjyqtar Dizdari shkarkohet sepse ka një kushëri që paska probleme, gjyqtari Tom Ndreca shkarkohet sepse kunati i tij qenka kap me 0.4 gr hashash dhe qeveria juaj e quan anëtar të krimit të organizuar. Ndërsa vëllai i ministrit të Brendshëm i dënuar për trafik droge nuk qenka anëtar i trafikut të drogës.

Në komisionin e sigurisë u diskutua ndryshimi i kodit rrugor, propozim i deputetit socialist Pjerin Ndreu. Ndryshimi i propozuar synon që shtetasit e huaj apo emigrantët të mund të shëptojnë nga pezullimi i patentës në rast të shkeljes së rregullave, duke paguar dyfishin e gjobës.

Ndreu: Është emergjente sepse jemi përballuar me situata skandaloze.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-nuk-jep-konsensus-ndryshimet-ne-kodin-rrugor

Recommended