Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Watch fullscreen

‘Peshqit’ e drejtësisë, 8 njerëzit e emëruar nga PD që mbetën në rrjetën e Vettingut

Report TV
Report TV
2 years ago|0 view
Partia Demokratike ka pasur një arsye të fortë në betejën dyvjeçare kundër ligjit të Vetingut. Njerëzit më të rëndësishëm të drejtësisë, të cilët kanë mbetur deri më tani në rrjetën e trefishtë të Vetingut apo që dhanë dorëheqjen nga frika e Vetingut, janë promovuar dhe emëruar në krye të piramidës së drejtësisë nga ish-kryeministri Berisha dhe rrethi i tij politik, para se të rrëzohej nga pushteti në qershor të vitit 2013.

Për emërimin e tyre, Berisha është koordinuar me presidentin e Republikës, për firmosjen e dekreteve dhe me deputetët e tij, për votimin e dekreteve në Parlament. Vendimi i parë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, ishte shkarkimi nga detyra i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, për shkak të mosjustifikimit të pasurisë. Fatos Lulo është emëruar nga Partia Demokratike dhe Sali Berisha fillimisht në Gjykatën e Lartë në vitin 2005 dhe më pas më pas, me propozim të ish-presidentit Bujar Nishani në Gjykatën Kushtetuese, në maj të vitit 2013.

Komisioni i Vetingut ka paralajmëruar shkarkimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, për shkak të lidhjeve me krimin, vjedhjes dhe dënimit në Itali, fshehjes, deklarimit të rremë dhe mosjustifikimit të pasurisë. Thanza është propozuar nga ish-presidenti Bujar Nishani për në Gjykatën e Lartë, ndërsa votimi i tij në Parlament është mundësuar nga Sali Berisha, Jozefina Topalli dhe deputetët e PD. Komisioni i Vetingut ka sinjalizuar gjithashtu edhe shkarkimin nga detyra të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdarin, për shkak se pas hetimit të thelluar ka rezultuar se ka fshehur pasurinë si dhe ka kontakte të papërshtatshme me krimin.

E njëjta skemë është përdorur edhe për emërimin e Dizdarit. Bujar Nishani e ka propozuar si kandidat për në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa Sali Berisha, disa javë para se të largohej nga pushteti, mundësoi emërimin e tij në Parlament. Organet e Vetingut kanë konstatuar se anëtari i Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca nuk e justifikon pasurinë dhe se ka kontakte me një person të inkriminuar, duke sinjalizuar largimin e tij nga drejtësia. Ashtu si Admir Thanza dhe Gani Dizdari, edhe Tom Ndreca është emëruar në Gjykatën e Lartë nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Bujar Nishani, pak javë para rrëzimit të Berishës nga pushteti. Nishani propozoi kandidaturën e Ndrecës në prill të 2013, ndërsa Sali Berisha mundësoi miratimin në parlament disa ditë më vonë.

Browse more videos