Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Pushuesit në Shëngjin do të jenë më të sigurt. Ky flamur jeshil i vendosur për herë të parë në plazh të njofton për not të qetë. Në zonën ujore ka dhe bova kufizuese. Kurse vrojtuesit tashmë janë ngjitur në kullat e shpëtimit. Ata mbulojnë 2 km vijë bregdetare. Bizneset që operojnë në këtë bregdet po bashkëpunojnë me Ministrinë e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes për një sezon të mirë turistik.

?Të gjithë bizneset që operojnë në vijën bregdetare të kontribuojnë në rritjen e sigurisë së plazheve?.

?Më vjen mirë që edhe Shëngjini po kthehet në modën e të rinjve dhe të rejave?.

Prej ditësh Bashkia e Lezhës ka ngritur grupe pune vetëm për çështjet e sigurisë dhe duket që situata po ndryshon për mirë. Deri pak kohë më parë ky bregdet pavarësisht numrit të lartë të turistëve, nuk afronte standarde në shërbim.

Category

📺
TV
Comments

Recommended