Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7 years ago
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe policia bashkiake e Shkodrës gati u përplasën me biznesmenët në plazhin e Velipojës. Kjo ndodhi natën gjatë një aksioni për lirimin e hapësirave publike bregdetare gjatë të cilit u bllokuan mbi 1 mijë shezlone dhe çadra pa leje.

Në operacion kanë qenë 150 forca policie. FNSH ka kontrolluar disa biznese, ndërsa gjatë sekuestrimit të shezloneve ka hasur qëndresën e pronarëve të bizneseve të cilët nuk kanë pranuar t?i dorëzojnë objektet.

Njëri nga personat që është konfrontuar me policinë ka qenë edhe Nikoll Marku, i cili ka qenë ish-kryetari i komunës së Velipojës, pasi policia bllokoi disa shezlone të biznesit të nipit të tij. Në krye të operacionit ishte drejtori i Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati dhe nëndrejtori. Pas debateve policia ka sekuestruar shezlonet, ndërsa operacioni do të vijojë edhe në biznese të tjera, që kanë zënë hapësirën publike në plazhin e Velipojës.

Category

📺
TV

Recommended