Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7/11/2018
Arta Marku u prit me akuza dhe pakënaqësi nga deputetët e opozitës, kur u paraqit në Komisionin e Ligjeve për të raportuar mbi punën e institucionit gjatë vitit 2017.

Hetimet për audiopërgjimin e Agron Xhafajt dhe lëvizjet e prokurorëve ishin dy temat kryesore për të cilat deputetët kërkuan sqarime nga Marku.

Arta Marku i druhej çdo të papriture të ngjashme me seancën parlamentare kur u votua në krye të prokurorisë së përgjithshme, 7 muaj më parë. Ndoshta për këtë arsye një shpure nuk iu nda për asnjë moment dhe nuk lejuan te afrohej asnjë gazetar apo deputet.

Category

📺
TV

Recommended