Ora News- Ethet e vettingut, shkarkohet gjyqtari Artan Laze

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka vijuar shpalljen e rezultateve për gjyqtarët e prokurorët që po kalojnë të parët në sitë për shkak të kandimit të tyre në organet e reja që pritet të ngrihen si KLGJ dhe KLP. Pavarësisht kundërshtive të shumta, gjyqtari i Gjykatës së Tiranës Artan Lazaj u shkarkua nga detyra ndërsa prokurori Adriatik Cama u përball me rezultatet e kontrollit të figurës së tij për të cilat tha se nuk qëndrojnë.

Që prej kësaj me të mërkure, gjyqtari i gjykatës së Tiranës Artan Laze nuk do të ushtrojë më detyren e gjyqtarit.

Brunilda Bekteshi: "Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 28.06.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Artan Laze , bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 11.07.2018, vendosi:Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Artan Laze, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj.Brunilda Bekteshi, z. Lulzim Hamitaj relator, z. Olsi Komici anëtar, do t?u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit".

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit gjatë procesit të rivlerësimit e konsideroi të papërshtatshëm për të ushtruar këtë detyre, pasi gjatë kontrollit rezultoi se ka deklarim të rremë të pasurisë ndërsa një pjesë e saj nuk justifikohej me burime të ligjshme .

Pas seancës gjyqtari Lazaj nuk pranoi të prononcohej ndërsa avokati Sokol Hazizaj ka kërkuar nga KPA të jenë më realistë në vendimet e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkarkohet-nga-detyra-gjyqtari-artan-laze

Recommended