Ora News- "3.4 mln eurot", Krimet e Rënda shpallin moskompetencë për padinë e Ballës ndaj Bashës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përballja e kryedemokratit Lulzim Basha me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në lidhje me akuzën e 3.4 milionë eurove, do të zhvillohet në Gjykatën e Tiranës. Krimet e Rënda kanë shpallur moskompetencën, në lidhje me padinë për shpifje që Balla depozitoi, pas akuzave në Parlament në Bashës.

Ky i fundit ka deklaruar se Balla ishte garanti dhe pritësi i 3.4 milionë eurove që u sekuestruan në Durrës. Në nisje të seancës, ku morën pjesë vetëm avokatët e të dyja palëve, Ivi Kasmi e Gazmend Bardhi, si mbrojtës së Bashës dhe Eridian Salianji si mbrojtës ligjor i Ballës, deputeti socialist u shpreh se ka prova të reja që implikojnë drejtpërdrejt liderin e opozitës.

Balla: Ka elementë të rinj që e bëjnë Lulzim Bashën një person i cili ka pasur dijeni. Lulzim Basha i njeh fare mirë ata. Nuk është rastësi gjendja në zyrën personale në PD të një prej vëllezërve. Unë kam dyshime që Lulzim Basha njeh edhe dy kushërinjtë e tjerë. Lulzim Basha do t'u kërkojë ndjesë mua dhe kolegëve të mi. Është një person që ka vënë në rrezik suksesin e një aksioni policie.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/34-mln-eurot-krimet-e-renda-shpallin-moskompetence-padine-e-balles-ndaj-bashes

Recommended