Report Tv - Dosjet ‘përmbytin’ Vetting-un, KPK-ja në alarm, kërkon shtimin e stafit

  • 6 years ago
Deri më tani, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkëmbyer mbi 5 mijë shkresa me institucione të tjera të cilat japin informacion për gjyqtarët e prokurorët që po i nënshtrohen vettingut. Këtu përfshihet edhe informacioni sekret që shkëmbehet mes palëve.

Në një shkresë dërguar Kuvendit të Shqipërisë dhe qeverisë, të siguruar nga Report TV, KPK raporton se çdo kërkesë për informacion ju dërgohet 36 organeve, ku përfshihen bankat, degët e tatimeve, zyrat vendore te regjistrimeve te paluajtshme, ILDKPKI, Prokuroritë, degët e ALUIZNI-it, etj.

?Ne strukturën e Komisionit është parashikuar vetëm 1 specialist protokoll/arkive. Gjate kësaj periudhe te pare te punës, është vene re se specialisti është përballur me një volum te larte pune qe rrjedh nga sasia e madhe e dokumentacionit hyrës dhe dalës qe duhet te pranohet dhe te shpërndahet ne trupat gjykuese. Me konkretisht, vetëm gjate 6-mujorit te pare te vitit 2018 numri rendor i protokollimeve ka arritur mbi 5 mije. Duhet theksuar se një shkrese dalëse me ane te se cilës kërkohet informacion, dërgohet ne 3 6 drejtime te ndryshme (ku përfshihen bankat, degët e tatimeve, zyrat vendore te regjistrimeve te paluajtshme, ILDKPKI, Prokuroritë, degët e ALUIZNI-it etj.) Sipas kërkesave te dërgimit postar, ne 9do zarf duhet te shënohet adresa e marrësit dhe te plotësohet fleta e lajmërim-marrjes, për te vërtetuar marrjen ne dorëzim te tij. Këto kërkesa kane bere qe specialisti i protokollit te punoje pothuajse përditë mbi orarin zyrtar te punës, madje edhe ditët e shtuna apo te pushimeve zyrtare. Ne shume raste specialisti është ndihmuar nga punonjës te tjerë te Komisionit, te cilët kane krijuar vakum ne punën e tyre te përditshme?,-thuhet në dokument.

Recommended