Ora News - Tropoja çel sezonin malor në Nikaj Mërtur
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me këngë, vallë e lojëra popullore, Bashkia Tropojë celi në bjeshkët e krahinës së Nikaj Mërturit sezonin turistik veror malor.

Zona vit pas viti po shënon rritje të numrit të vizitorëve, por potenciali ende është i pa shfrytëzuar.

Rruga drejt Currajt të Epërm, të cilësuar Perla e Apleve që tashmë ka nisur, sipas kryebashkiakut të Tropojës, Besnik Dushaj do të japë efekte të menjëhershme në zhvillimin e turizmit.

Dushaj: Jam i sigurtë që shumë shpejt, numri i të punësuarve nga turizmi në këtë zonë do të shumëfishohet. Bashkia Tropojë do bëjë cdo përpjekje, do përdorë cdo burim e mjet për përmirësimin e infrastrukturës në këtë zonë, e në vecanti të asaj turistike.

Prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana u shpreh i bindur se sezoni tjetër do të çelet në Zemër të Alpeve, ndërsa deputeti Isuf Çela e vuri theksin shfrytëzimi i traditave në funksion të zhvillimit.

Kuçana: Besoj dhe shpresoj që këtë festë do ta hapim në Curraj Të Epërm.

Përveç bukurive natyrore dhe ushqimeve karakteristike të zonës, trashëgimia e pasur kulturore e shpirtërore e bën më tërheqëse ofertën për tu ngjitur në Aplet e Nikaj Mërturit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tropoja-cel-sezonin-malor-ne-nikaj-mertur
Recommended