Ora News - Basha: Ku ju çon mendja mo fatkeq, me propagandë doni të mbulonin vjedhjen e shekullit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e konsideroi vjedhjen e shekullit çështjen e Teatrit. Reagimi i Bashës erdhi pas një fjale të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili kërkoi zbatimin e Kodit të Etikës në Parlament.

Basha: Opozita denoncon krimin, ju i lini kriminelët të arratisen, merreni me denoncuesit. Opozita denoncon vjedhjen dhe hajdutërinë, ju i bëni hajdutët ministra, u jepni imunitet. I mbroni nga kjo sallë. Standardin e mbrojtjes doni ta ktheni në ligj dhe kërkoni t'i mbyllni gojën opozitës. Ku ju çon mendja mo fatkeq! Mendoni se me propagandë do mbuloni vjedhjen e shekullit dhe shndërrimin e Shqipërisë në strehë të krimit të organizuar, që prodhon drogë dhe pastron paratë e drogës me kullat dhe bankën e Edi Ramës.

Do na mbyllni gojën me një palo kod etike. Kodi i Etikës është mos vidh, mos bashkëpuno me krimin, mos vë ministra të lidhur me drogën dhe krimin. Kjo seancë ka vetëm një mënyrë për të vazhduar dhe filloni dhe jepuni përgjigje pyetjeve që ju kanë dërguar kolegët e LSI-së. Në qoftë se doni të vazhdoni si fasadë do merrni përgjigjen që meritoni.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-ku-ju-con-mendja-mo-fatkeq-me-propagande-doni-te-mbulonin-vjedhjen-e-shekullit

Recommended