Stop - Vrasja e qenve endacake, bashkia e Tiranes tenderon miliona per sterilizim! (4 korrik 2018)

  • 6 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Në fund të muaji prill emisioni ?Stop? ngriti shqetësimin e ambientalistëve dhe animalistëve, për vrasjen e qenve endacakë nga ana e bashkisë së Tiranës. Sazan Guri dhe aktivistë të tjerë kishin siguruar edhe video, që provonin vrasjen e qenve nga klinika veterinare Kombinat, për t?u hedhur më pas në varrezat e Sharrës.E ndërsa veterinerja e kësaj klinike Ermiona Hajdini flet për video-montazh, ?Stop? sjell prova të ambienteve të padezinfektuara, të kafazëve të mbushur me qen e njolla gjaku. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes.?Stop? sjell me dokumenta, se Agjensia e Mbrojtjes së Konsumatorit ka zhvilluar dy tendera për sterilizimin e qenve endacakë.I pari është bërë në tetor 2016 me vlerë 9.5 milionë lekë dhe i dyti në prill 2017 me 20 milionë.Pritej që të sterilizoheshin 6 500 qen.Herën e parë kostoja e sterilizimit të një qeni ishte 30 mijë lekë te vjetra, por në tenderin e dytë, shkoi në 50 mijë lekë.Emisioni ?Stop? bleu të gjitha materialet e duhura dhe i rezultoi, se kostoja e sterilizimit të një qeni ishte 7 mijë lekë të vjetra.

Category

📺
TV

Recommended