Ora News- Nga 4 korriku, çdo të mërkurë urgjencat e QSUT do shpërndahen në Senatorium

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Duke nisur nga data 4 korrik për të vijuar çdo të mërkurë gjatë stinës së verës, pacientët në rastet e urgjencave do të shpërndahen nga QSUT në spitalin 'Shefqet Ndroqi' ose siç njihej ish-Sanatoriumi. Gjatë stinës së verës ku shënohet dhe fluksi më i madh i urgjencave, vihet në zbatim grafiku i shpërndarjes së tyre nga QSUT në spitale të tjera.

Çdo ditë të mërkurë, duke nisur nga data 4 korrik, urgjencat e QSUT, me përjashtim të Kardiokurigjisë dhe Neurokirurgjisë, konsultat dhe rastet e ndërhyrjeve do të transferohen në Spitalin Universitar 'Shefqet Ndroqi', ish-Senatoriumi, i cili i ka kapacitetet dhe burimet njerëzore për të përballuar aty fluksin.

Myzafer Kaci: Një prej ditëve të javës që ne kemi vendosur të jetë dita e mërkurë, një ditë në javë ose katër ditë në muaj, urgjenca kirurgjikale të transferohet në Spitalin Universitar "Shefqet Ndroqi" në Senatorium. Bëhet një shkarkesë nga Qendra Spitalore Universitare që të bëhet një shfryrje e Qendrës Spitalore Universitare, në kuadrin e një ngarkese ekstreme që ka aktualisht dhe një trend që është gjithmonë duke u rritur.

Profesor Myzafer Kaci, shefi i urgjencës Kirurgjikale në QSUT, thotë se kjo do të lehtësojë punën, por më e rëndësishme është që pacientët që do të vijnë nga rrethet do të marrin më shpejt shërbim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nga-4-korriku-cdo-te-merkure-urgjencat-e-qsut-do-shperndahen-ne-senatorium

Category

📺
TV

Recommended