Ora News- Demalia: Teatri nuk duhet prishur, artistët të mos fshihen pas fustanit të grave

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Analisti Ilir Demalia ka thënë se Teatri Kombëtar nuk duhet prishur dhe nuk duhet të lejohet që të prishet. Në një lidhje me skype për Ora News, nga Bostoni, Demalia u shpreh se në Amerikë dhe në Europën Perëndimore godinat e vjetra nuk prishen, por rikonstruktohen për të mos humbur vlerën historike dhe kulturore që ka.

Ilir Demalia: Unë mendoj që teatri në asnjë mënyrë nuk duhet shembur dhe nuk duhet të lejohet të shembet. Për ata që thonë që është një godinë e vjetër e rrënuar unë mund t'i jap tani, në moment edhe këtu ku jetoj unë në Boston po ndërtohet një godinë e 1700, dmth po e rikonstruktojnë dhe po e bëjnë ashtu siç ka qenë. Teknologjia dhe teknika sot i arrin këto gjëra. Këto janë arritur edhe më parë. Kjo lidhja e arkitekturës dhe urbanistikës është një vazhdimësi e lidhjes historike dhe trashëgimisë kulturore të qytetit. Në qytetet e Europës Perëndimore dhe në Amerikë, qytetet që thithin më shumë turistë dhe vendet më interesantë janë këto vende, sepse kanë një histori. Sepse në këto vende jo vetëm ruhet godina, por ruhen edhe mobiljet. Kurse ne kemi shembur stadiumin "Qemal Stafa" i cili jo vetëm ishte një vepër e bukur arkitekture, por ishte në harmoni me gjithë sheshin. Prishën bulevardin me ndërtimin e dy kullave. Kështu që Teatri Kombëtar nuk duhet të shembet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/demalia-teatri-nuk-duhet-prishur-artistet-mos-fshihen-pas-fustanit-te-grave

Recommended