Video ekskluzive/ Autobusi perplas kembesorin tek "Xhamlliku"

  • 6 years ago
Një drejtues i linjës urbane të kryeqytetit ka aksidentuar pasditen e së shtunës një këmbësor në zonën e quajtur ?Xhamlliku?. Burime nga policia bëjnë më dije se ka mbetur i plagosur një i moshuar, i cili është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Dëshmitarë nga vendngjarja kanë dërguar në rubrikën ?Kallëzo? të tvklan.al pamje nga aksidenti ku mbeti i plagosur i moshuarit. Sikurse duket edhe në video i moshuar është shtrirë në tokë dhe qytetarët i kanë dhënë ndihmën e parë.

Nuk bëhet ende i ditur emri i të moshuarit të aksidentuar. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e autobusit të linjës së Porcelanit.

Recommended