BBC: Bunk’Art1 kapsula e betonit komunist, pse duhet vizituar, risitë në muajt në vazhdim

  • 6 years ago
Pas mediave prestigjioze si CNN, Al Jazera, The Guardian etj, rrjeti televiziv prestigjioz anglez, BBC, i ka kushtuar një reportazh të gjatë ish Bunkerit Antiatomik në Tiranë, sot një prej atraksioneve turistike në Shqipëri pas shndërrimit në BunkArt1.

Ky reportazh i BBC, ku në fokus është Bunkart1, të cilin që nga hapja e kanë vizituar mbi 250.000 persona, është një promovim i fortë i asaj çfarë ofron Shqipëria për turistët Britanikë.

'Bunkeri nuklear në Korenë e Veriut të Europës'. Ky është titulli i reportazhit, ku trajtohet me detaje historia e Shqipërisë komuniste, vendi më i izoluar në botë.

?Të frikësuar nga një pushtim i mundshëm, regjimi ndërtoi këtë bunker që ishte një sekret i plotë, ndërsa sot është kthyer në një atraksion për turistët?, thotë BBC.Gazetarët britanikë sjellin për audiencën e BBC me detaje historinë e këtij bunkeri i ndërtuar posaçërisht për elitën e kohës komuniste. Në reportazh theksohet se ky bunker i njohur me kodin sekret ?objekti 0774? për herë të fundit u përdor nga ushtria shqiptare në vitin 1999 dhe më pas u la në harresë.

Ishte vite 2014 thotë BBC koha, kur falë gazetarit Carlo Bollino kjo vepër gjigante një relike e regjimit komunist u rihap për t?u kthyer në qendër të vëmendjes, duke treguar izolimin e tmerrshëm të Shqipërisë.

Reportazhi tregon punën e madhe që është bërë për ta kthyer këtë bunker, jo thjesht në një muze nga ku njerëzit hynë e dalin thjesht duke parë këtë qytet të nëndheshëm prej betoni.

Bollino, thotë BBC, është munduar jo vetëm të ndërtojë një muze për të treguar folenë e errët të regjimit komunist, por edhe të bëjë diçka tjetër ndryshe.

Recommended