Ora News - Propozimi i ri: Një teatër i ri kombëtar pa ndërtesë sipër

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i bashkisë Erion Veliaj në një dëgjesë publike për teatrin kombëtar dha një propozim të ri: "Kemi propozim të një teatri pa ndërtesë e sipër."

"Ky është një progres. Kemi avancuar nga ideja." U shpreh Veliaj në tryezën ku janë të ftuar aktorë, urbanistë, arkitektë dhe regjisorë të teatrit.

Erion Veliaj: Ndërtesa është pronë shtetërore, nuk është pronë vetëm e aktorëve. Siç e keni parë në varësi si ka qenë politika, kanë ikur ca aktorë, kanë ardhur ca aktorë. Në Shqiëri jetoj dhe unë, qëllon që edhe merrem me politikë. Nuk është pronë vetëm e trupës aktuale. Është pronë e çdo qytetari, unë besoj se është pronë edhe e atyre që nuk kanë vajtur në teatër, nuk kanë mbushur moshën.

Edhe ata meritojnë të shkojnë në një teatër të ngrohtë.A është vetëm e artistëve apo edhe e gjithë qytetarëve? Pyetja është kjo: A mos është edhe e artistëve që vinë nga Kosova dhe atyre nga Maqedonia, mos ka ardhur koha ti ftojmë dhe ata në dëgjesë se po flasim për Teatrin Kombëtar të shqiptarëve jo për një fiksim nostalgjik të vetëm një grupi. A kemi ne mundësi që në këtë teatër të ri të propozuar të inkoperojmë edhe këtë memorie që në fakt shumica është vetëm në trurin e artistëve, që është mëkat se kjo duhet të jetë në kokën, në shpirtin, syrin dhe veshin e të gjithëve.

Sot e kemi të materializuar këtë në teatër? Mos një teatër i ri na e krijon dhe këtë hapësirë, që e gjithë kjo trashëgimi kulturore të shfaqet aty. Ai që ka lindur dhe nuk e ka parë së gjalli Kadri Roshin apo Agim Qirjaqin të ketë mundësi ta përjetojë sot.Na ka ardhur një shans historik për të marrë një vendim dhe të marrim vendimin më të mirë të mundshëm.

Kemi një propozim për teatër të ri, së dyti kemi propozim për teatër të ri pa ndërtesë sipër. Një monolit totalisht i veçuar nga ndërtimet e tjera, prona e bashkisë apo prona e privatit. Ky është progres, kemi avancuar nga ideja. Ka një kërkesë tjetër që teatri gjithashtu të jetë në territorin e vet të pa cënuar. Gjithë kjo energji e mirë besoj se do të na çojë në një rezultat.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/propozimi-i-ri-teatrin-pa-kulle-siper

Category

📺
TV

Recommended