Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përplasja e grupeve rivaleve me aktivitet të dyshuar kriminal në Elbasan ka krijuar ndër vite disa ngjarje të bujshme duke ndikuar në krijimin e perceptimit si një qytet i pasigurtë.

Por për shumicën e banorëve të Elbasanit ky perceptim nuk qëndron. Vetem 7 % mendojnë se qyteti ku jetojnë është i pasigurtë

Altin Qato: "7% është një shifër që mbështet përceptimin tonë se siguria këtu është në nivel mëse normal."

Shqetësime kryesore në Elbasan, janë grabitjet në banesa dhe përdorimi i lëndëve narkotike nga të rinjtë, edhe pse bashkia nuk renditet me rrisk të lartë në kultivimin e narkotikëve.

Altin Qato: "I kemi kushtuar rëndësi punës me të rinjtë. Prandaj kemi futur edhe si strukturë oficerë policie apostafat për të punuar në shkolla me të rinjtë."

Grabitja e banesave e rendit Elbasnin mes qyteteve problematike, ndërsa 28 % e të anketuarve kanë frikë të bien pre e krimeve të dhunshme.

Ansi Shundi: "Në Elbasan kemi vetëm 28% të publikut që shqetësohet se mund të jetë viktimë e krimit në qytet."

Të dhënat e perceptimit qytetar në Elbasan kryer falë projektit suedez që po zbatohet për sigurinë publike u bënë të ditura në këshillin e sigurisë lokal ku janë pjesë drejtues të institucioneve, komuniteteve fetare e qytetarë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/siguria-ne-elbasan-7-e-banoreve-e-konsiderojne-qytet-te-pasigurte

Category

📺
TV
Comments

Recommended