Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Violeta Danaj u shfaq sot në gjykatën e Kurbinit për vlerësimin e masës së sigurisë tre ditë pasi vrau me armë bashkëshortin e saj Kujtimin, në tregun e Milotit.



Pa e fshehur pendesën për krimin e rëndë, gruaja i tregoi gjykatës se gjithçka erdhi si pasojë e bixhozit, borxheve dhe keqtrajtimit në familje.



Në seancë nuk ishte i pranishëm asnjë familjar. Ndërkohë, pasi dëgjoi pretendimet e gruas, gjykata shpalli moskompetencën për ngjarjen, duke ja kaluar atë Prokurorisë së Krimeve të Rënda e cila heton krimet në familje.



Vrasja ndodhi mëngjesin e së dielës, 17 qershor, në tregun e Milotit. Violeta Donaj, qëlloi katër herë me pistoletë bashkëshortin e saj, 42 vjeçarin Kujtim Donaj.



Pas krimit autorja tentoi të largohej por u arrestua.



Çifti Donaj, prindër të dy fëmijëve, frekuentonin çdo fundjavë këtë treg, ku shisnin produkte të ndryshme dhe me të ardhurat e përfituara mbanin familjen.

Category

📺
TV

Recommended

3:50
Up next
3:50