Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një gomone e fuqishme 12 metra e gjatë u sekuestrua mbrëmë në brigjet e Darzëzës në Fier pas një ndjekje disa orëshe në det të hapur nga forcat shqiptare dhe ato të Guardia di Finanza, por skafistët arritën të largohen. Mjeti vinte nga Italia dhe dyshohet se do të përdorej për trafik. Ndërsa braktisja në Darzëzë dyshohjet se është skemë e trafikantëve për të humbur gjurmët e destinacionit të vërtetë ku dyshohet se i priste gati lëndë narkotike. Hetimet për tenmnativën e trafikut vijonë

Kjo gomone 12 metra e gjatë e pajisur me dy motorë të fuqishëm u sekuestrua mbrëmjen e së martës në Darzëzë të Fierit, ndërsa skafistët arritën të largohen!

Mjeti vinte nga Italia dhe dyshimi është se do të përdorej për trafik droge nga brigjet shqiptare.

Ajo u braktis aty, pas një ndjekje prej afro tre orësh në det të hapur nga Policia kufitare, Delta forcë dhe Guardia di Finanzën.

Evidentimi nga radarët duket se ka prishur planin e trafikantëve, por nga ana tjetër edhe këta të fundit dyshohet se kanë braktisur gomonën në Darzezë si një manovër mbrojtje. Autoritetet dyshojne se mjeti është lënë larg vendit që kishte si destinacion të vërtetë për të fshehur gjurmët e trafikut

Ndaj forcat e Anti drogës dhe ata të Ndërhyrjes së Shpejtë gjatë gjithë natës kanë kontrolluar deri në orët e para të mëngjiesit territorin përreth zonës ku u braktis gomonia, por ende nuk ka informacion nësë kanë rënë në gjurmët e skafistëve.

Gjatë kësaj kohe mjetet e Guardia di Finanza patrulluan në det të hapur.

Burime brenda policisë Kufitare thonë se deri më tani nuk ka të dhëna rreth pronësisë së mjetit.

Dyshimet janë se gomonia mund të jetë e paregjistruar. Por verifikimet ndërkohë po bëhen edhe me palën italiane, nga ku dyshohet se ishte nisur mjeti i fuqishëm lundrues.

Në orët e para të mëngjesit, mjeti lundrues është larguar nga forcat e Guardia Di Finanza dhe Policisë kufitare për procedurat e mëtejshme hetimore që sipas burimeve janë intensive dhe koordinim me autoritetet italiane.

Pak kohë më parë një gomone me gjatësi prej 12 metrash u sekuestrua në zonën e Darzëzës në Fier në kuadër të një operacioni të Policisë së SHtetit ku u zbulua një laborator në ndërtim për kultivimin e bimëve narkotike në tokat në pronësi të shtetasit Vladimir Çilotaj që tashmë është në kërkim.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gomonia-e-kapur-ne-darezez-vinte-nga-italia-policia-e-ndoqi-3-ore

Category

📺
TV

Recommended