Deklarata e bërë nga zv/Ministri i Brendshëm, Julian Hodaj për televizionin gjerman ?ZDF? se Shqipëria ka kapacitet për të pritur 600 mijë emigrantë përplasi në komisionin e sigurisë opozitën me maxhorancën.
Demokrati Flamur Noka foli për një skenar që sipas tij synon ta kthejë Shqipërinë në strehën e mafias për trafikun e qenieve njerëzore.
?Doni ta ktheni Shqipërinë në thundrën e ISIS-it, ta ktheni Shqipërinë në Siri. Janë bërë gati 300 skafe të mafies dhe Shqipëria do kthehet në një vend ku mafia do organizojë biznesin e trafikut të qenieve njerëzore. Shqipëria do bëhet vend që do kesh mall të shohësh shqiptarë se do jenë iranianë, pakistanezë, e shqiptarët do jenë pakicë.?
?Të mos biem ne kurthin e opozitës, të merremi me dhunën në familje.? u përgjigj deputeti i PS, Pjerin Ndreu.
Ndërsa Klevis Balliu tha: ?Po zëvendësohet populli i Skenderbeut me popullin e Sulltan Mehmetit. I sjellin për shkak të një marrëdhënieje shumë të afërt që ka ky zotëria me një të afërt të Bashar al Asadit, Erdoganin.?
?Çfarë është këtu kopsht apo çerdhe? Ke ngatërruar derë?, reagoi Felaj.
Pas debateve opozita braktisi mbledhjen e komisionit të sigurisë.
Ndërsa në një tjetër komision, atë të ekonomisë ata që braktisën mbledhjen ishin deputetët e maxhorancës.