Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7 years ago
Një burrë ka gjetur vdekjen këtë të hënë në qytetin e Shkodrës. Burime paraprake për ABC News thonë se viktima është Mehdi Kavaja. 60-vjeçari është dërguar i pajetë në spitalin e qytetit verior.

Dyshimet paraprake janë se Kavaja ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar me armë zjarri. Nga ekspertiza paraprake në trupin e tij, mësohet se viktima ka marrë një plumb në kokë.



60-vjeçari mësohet se u gjet nga familjarët në servisin e tij të makinave, në lagjen Tophane të Shkodrës dhe fillimisht u mendua se kishte vdekur për shkaqe natyrale.

Mbeten të paqarta rrethanat e kësaj ngjarjeje, ndërsa autoritetet policore po hetojnë për zbardhjen e saj./tvklan.al

Category

📺
TV

Recommended