Euro vazhdon renien, dobesohet me 0.34 leke
  • 6 years ago
Monedha e përbashkët europiane ka vijuar rënien edhe pas ndërhyrjes në treg për të blerë valutë nga Banka e Shqipërisë. Sot një euro këmbehet me 125.77 lekë, duke u dobësuar me 0.34 lekë që prej ditës së premte. Mësohet se një nga efektet kryesore të mbiçmimit të lekut është nisja e sezonit turistik, ndërsa Banka Qendrore nuk ka ndërprerë operacionet e saj për të stabilizuar kursin e këmbimit.

Gjatë një samiti të vendeve të rajonit të mbajtur në Malin e Zi, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se ndërhyrja në kursin e këmbimit valutor ishte e domosdoshme për sa kohë që përbënte rrezik për nivelin e inflacionit.

Sipas analizës së prezantuar në këtë samit, Sejko tha se leku është mbiçmuar me 7% vetëm gjatë këtij viti, ndërsa u vu re se në ndryshim nga vitet 2016 dhe 2017, këtë vit faktorët që kanë ndikuar nuk kanë qenë fondamentalë: investimet e huaja, shkëmbimet tregtare dhe remitancat. Ai sqaroi se ndërhyrja në tërheqjen e valutës nga tregu ishte e detyruar pasi nuk kishte më hapësirë për të ulur më shumë normën bazë të interesit.
Recommended