Report Tv - Peqin, 'Benzi' dhe 'Wolksvagen'-i përplasen 'kokë më kokë', dy të lënduar

  • 6 years ago
Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë. Një automjet tip "Benz" me targë AA 887 RC është përplasur me një 'Wolksvagen Touran; me targë AA 729 NM.

Si pasojë e kësaj përplasje, është aksidentuar një kalimtar dhe një grua që ndodhej në automjetin tip "Benz". Të aksidentuarit janë nisur drejt spitalit të Elbasanit ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas mjekëve ata ndodhen në gjendje të rënduar për jetën, veçanërisht këmbësori.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti. Blutë kanë shoqëruar për në komisariat drejtuesit e automjeteve. Gjatë ditëve të fundit në rrugët e Elbasanit kanë ndodhur disa aksidente radhazi me pasoja për jetën e qytetarëve.

Recommended