Në të gjitha mensat e saj sociale, Bashkia e Tiranës zgjodhi që ditët e bekuara të muajit të Ramazanit të shërbejë iftarin për njerëzit në nevojë, të moshuarit, të pamundurit dhe grupet e ndryshme sociale, duke krijuar edhe për ta një mjedis të ngrohtë familjar. Qendra Sociale e Bashkisë së Tiranës në Bulevardin ?Zogu I? shërbeu iftarin e radhës për njerëzit e pamundur, së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, këngëtaren e njohur, Manjola Nallbani dhe avokaten Eni Çobani.