Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Tre muaj më parë, Klaudio Zoto ishte një nga shtatë finalistët e ?Virtuozët?, i pari spektakël që solli në ekran konkurrimin mes të rinjve që zgjedhja e tyre artistike është muzika klasike.

Në Gusht, i riu do të përfaqësojë Shqipërinë në ?Eurovision Young Musicians?, në garën evropiane të muzikantëve të rinj, që këtë vit zhvillohet në Edinburgh të Skocisë.

14-vjeçari violonçelist fitoi mes 41 konkurrentëve në edicionin e parë të ?Albanian Young Musicians?, ?Konkursi Shqiptar i Muzikantëve të Rinj?, ku garonte edhe Laura Llozi fituesja e madhe e ?Virtuozët?, apo Tedi Tola një tjetër talent i spektaklit në Televizionin Klan.

Klaudio Zoto është i pari shqiptar që shkon në këtë konkurrim mes muzikantëve më të mirë nga Evropa për 2018-ën. Ai zhvillohet prej 19 edicionesh. Koncerti final prihet nga kualifikimet në dy gjysmëfinale.

Më të mirët do të luajnë në instrumentet përkatës të shoqëruar nga Orkestra Simfonike Skoceze e BBC, nën dirigjimin e Thomas Dausgaard në mbrëmjen e 23 Gushtit në sallën e koncerteve ?Usher Hall?.

Category

📺
TV
Comments

Recommended