Atmosfere e vaket per Boterorin
  • 6 years ago
?Pak orë përpara nisjes, Tirana po bën përgatitjet e fundit në pritje të Botërorit të Rusisë. Këtu në ?Sheshin Skënderbej? është vendosur një ekran gjigant nga ku mund të ndiqen ndeshjet.?

 Por pjesa tjetër e kryeqytetit nuk po e përjeton aq shumë atmosferën e botërorit. Një pjesë e lokaleve dhe bareve në zonat më të frekuentuara janë mjaftuar me vendosjen e flamujve të skuadrave pjesëmarrëse në botëror.

Ndoshta mungesa e ndonjë kombëtareje të rëndësishme si Italia apo edhe fakti që ndeshjet luhen në orët e drekës dhe pasdites bën që edhe interesimi i fansave të futbollit por jo vetëm të duket i vakët.

Por për njohësit e futbollit, për ata që jeta i ka lidhur ngushtë me këtë sport, rusi 2018 do të ketë surpriza. Një prej tyre do të jetë kombëtarja e Egjiptit.

 Por cilat pritet të jenë skuadrat më të forta?

"Belgjika dhe Kroacia do të jenë shumë, por shumë të forta. Jam tifoz i Holandës, por meqenëse nuk janë, unë bëj tifo për Argjentinën. Nëse Mesi do të fitojë Kupën e Botës, ai do të jetë lojtari më i mirë i të gjitha Kohërave", tha Sina. 

Por në fund të fundit futbolli është i bukur se është i paparashikueshëm. E rëndësishme është të ketë spektakël dhe festë.
Recommended