Gazetari i njohur Blendi Fevziu, i ftuar në "360 Gradë" në Ora News u pyetur nëse ka pasur ndonjë ndikim kryeministri Rama tek vendimet e tij.
Zheji: Ka pasur ndikim kryeministri le të themi në dyzimin tënd për t'u larguar nga Tv Klan?
Fevziu: Jo fare! As nuk ka rënë biseda. Plus që duhet të jeni të sigurt që Rama nuk influencon dot as një nga vendimet e mia.
Zheji: As në tendosjen e marrëdhënieve me zt.Frangaj?
Fevziu: Jo! Kam dëgjuar interpretime nga më të çuditshme. Së fundmi, dëgjova një interpretim për një rast vdekjeje që u shokova. Kjo është çështje se si ndodhin gjërat. Rama nuk është mik me mua. Kam një raport korrekt pune siç mund të keni edhe ju. Një njeri që nuk është mik nuk mund as ta këshillosh dhe as ta dëgjosh. Unë i kisha kërkuar Top-t të largohesha. Blushit ia kam kërkuar unë dhe kisha një problem moral me Aleksandër Frangajn për raportin moral që kam pasur 20 vite me të.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ka-ndikim-rama-ne-vendimet-e-blendi-fevziut